Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjumi pas lindjes

Shumë vështirë e përballoj mungesën e gjumit. Çfarë të bëj?

Urtësinë e madhe të cilën prindërit me përvojë, ua këshillojnë atyre të rinjve është: mundohuni që të fleni kur foshnja fle. Po, mirë e keni kuptuar – madje edhe në orët e pasdites kur foshnja fle. Lërini punët si larja e rrobeve, hekurosja, pregatitja e drekës etj, por shtrihuni dhe “mbushni bateritë”.

Nëse jeni të përgjumura, do të jeni nervoze, të acaruara, dhe së bashku me hormonet e egërsuara, mund të shndërroheni në koktel Molotovi.

Shmangni ushqimin e rëndë, i cili do t`ju vështirësojë më shumë gjendjen esëll, kur duhet të jeni. Në mëngjes pini kafe me kafeinë apo koka kolë, hani ndonjë katrorke çokolatë. Kjo do të ju sigurojë dozën e kafeinës, e cila do të ju ndihmojë që ta qeverisni ditën. Mos konsumoni lëngje gjatë pasdites, sepse në mbrëmje mund të keni probleme me gjumë.

Zvogëloni të gjitha obligimet tjera në masë minimale, kështu që krahas foshnjes ju mbetet kohë e mjaftueshme për të fjetur! Ndonjëherë, zgjedhje është edhe ti përgatitni shishen foshnjes, dhe ju të fleni përderisa partneri juaj mund ta ushqej foshnjen me shishe kur të jetë e uritur. Ju do të zgjoheni në kohën për gjidhënjen e rradhës.

Kam dëgjuar që egzistojnë disa teknika relaksimi për prindërit. Keni ndonjë këshillë?

Metodat e relaksimit, të cilat rekomandohen për nënat e reja, janë zakonisht të lidhura me jogën, relaksimin apo masazhën.

- Siguroni ushtrimet joga dhe masazhën themelore në kaseta VHS apo DVD, dhe angazhohuni lirshëm.

- Kërkoni nga partneri që kohë pas kohe t`ju masazhojë apo angazhoni ndonjë masazher profesional. Masazha dhjetëminuteshe mund të bëj mrekulli! Sigurisht që do të fleni më lehtë pas masazhimit të kokës, qafës, shpatullave, shpinës, duarve dhe këmbëve.

- Mbushni vaskën me ujë të ngrohtë dhe kaloni 20 minuta në të. Do të ndjeheni sikur keni lindur për së dyti.

- Përderisa qëndroni shtrirë në krevat, para se të flini, koncentrohuni në relaksimin e muskujve në tërësi. Paramendoni ndonjë plazh me palma, ndjeni aromën e detit, shushurimën e valëve dhe as që do ta ndjeni se kur ju ka zënë gjumi.

- Pini një gotë qumësht të ngrohtë para se të flini. Aminoacidi triptofan nga qumështi, rrit nivelin e serotoninës në tru dhe do të ju bëjë të përgjumur.

- Çaji i kamomilit ka efekt të butë sedativ (qetësues). Pini një gotë çaji para se të flini. Keni kujdes nga preparatet bimore për gjumë të mirë. Ato janë edhe më tej ilaçe, të cilat mund të jenë të rrezikshme, prandaj mos i merrni pa konsultim me mjekun tuaj.

Cilat janë bazat e gjumit të mirë?

1. Mos merrni kafeinë, nikotinë apo alkohol në orët e vonshme të pasdites apo në mbrëmje. Kafeina dhe nikotina sjellin pagjumësinë, ndërsa nga alkoholi nuk do të bëni gjumë të mirë.

2. Ushtroni, por përfundoni me ushtrimet së paku tre orë para gjumit.

3. Mundohuni që në dhomën e gjumit të keni temperaturë adekuate, mbrojtje nga rrezet e diellit apo nga zhurma.

4. Mos flini shumë gjatë ditës, sepse nuk do të mund të flini gjatë natës.

5. Relaksohuni para se të flini.

6. Nëse qëndroni shtrirë në krevat dhe nuk ju zë gjumi as pas 30 minutash, mos u mundoni. Ngrituni, shikoni TV, dëgjoni muzikë, dhe provoni përsëri.

7. Krevati është për të fjetur dhe për marrëdhenie intime, dhe jo për llogaritje dhe punë.

8. Nëse flini në divan, kaloni në krevat. Fjetja kudo, krijon më pas probleme.

9. Mos e teproni me ushqim para fjetjes, sidomos me ushqim të njelmët.

Si të bëhem prind i mirë në 03:00 të mëngjesit?

Në momentin që ju dhe partneri flini gjumë, disa momente para se fëmija të zgjohet natën për të thithur është pothuajse e sigurtë për të gjithë prindërit të reja. Nervoza juaj në ato momente është e kuptueshme, por foshnja juaj nuk mund ta kuptojë. Mundohuni që të merreni vesh të flini me rradhë. Kjo do të ju mundësojë pak fjetje.

Siguroni vetes një pjesë të gjumit ditor, në mënyrë që gjatë natës të jeni më pak të lodhura. Vetëm ajo, që mendoni nëse jeni prind i mirë, është tregues i mirë që mendoni për foshnjen tuaj dhe bëni të gjitha për të mirën e saj. Me kohë do të përshtateni me foshnjen tuaj, do të vendosni rutinën e shujtave, dhe gjumë do të ketë më shumë.

Sa mund të qëndrohet pa fjetur?

Zakonisht nevojiten 6 – 9 orë gjumë gjatë natës. Kjo është individuale, disa nëna mund të funksionojnë normalisht edhe me më pak se 6 orë gjumë, megjithëse kjo është shumë e rrallë.

Mungesa e gjumit e cila vazhdon mund të lë pasoja tek ju, në aftësitë e zvogëluara të funksionimit dhe në rrethin e aktiviteteve të rregullta ditore, lodhje e vazhdueshme, ndryshim disponimi, madje edhe depresion.

Në mënyrë indirekte, mungesa e gjumit mund të shpie gjer tek rraskapitja dhe sëmundjet serioze. Fatmirësisht, gjumi i mirë, shëron të gjitha problemet e cekura më lartë.