Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pasojat pas lindjes

Më dhemb shumë pjesa perineale, çfarë duhet të bëj?

Gjatë lindjes, mund të vie gjer tek këputja e perineumit (pjesa e indeve në mes të vaginës dhe anusit) të shkallëve të ndryshme. Këputja e shkallës së parë paraqet vetëm dëmtimin e mukozës së vaginës dhe/apo lëkurës perineale dhe me qepjen e vendosur drejtë ajo shpejt shërohet duke mos shkaktuar dhembje të mëdha. Këputja e shkallës së dytë, ku niveli i dëmtimit është sikurse tek epiziotomia, paraqet këputjen e indeve të buta nën lëkurë si dhe tek pjesa e muskujve të bazës së legenit. Shërimi zgjat më shumë, por dhembja zvogëlohet që në ditët e para.

Këputja e shkallës së tretë apo katërt, është më e rrezikshme, sepse vie gjer tek dëmtimi i muskujve që kontrollojnë jashtëqitjen, ku simptomë mund të jetë pamundësia për të mbajtur jashtëqitjen dhe shërimi i këso lloj plagësh kërkon disa javë, me trajtim adekuat regjimi dhe higjiene. Nëse qepja bëhet në mënyrë të drejtë, funksionimi i muskulit anal unazor kthehet plotësisht. Varësisht prej shkallës së dëmtimit të indit, varet edhe niveli i dhembjes.

Mos qëndroni ulur, ngrihuni nga pozita shtrirë, duke u kthyer së pari anash, dhe më pas në këmbë. Gjithsesi rregulloni jashtëqitjen me produkte për zbutjen e saj, shmangni klizmat apo supozitorët, mirëmbani higjienën anale dhe perineale, si dhe mund të merrni ilaçe kundër dhembjeve duke u informuar së pari nëse mund të ndikojnë në gjidhënje. Nëse dhembja zgjat më shumë dhe është më e fortë, kontaktoni mjekun sa më parë.

Gjatë shtatzënisë më janë shfaqur të skuqura në fytyrë. A do të më largohen?

Paraqitja e zonave të pigmentuara më fortë në trup, mund të vërehet që në shtatzëni. Këto ndryshime karakteristike paraqiten në fytyrë (kloazma), pigmentimi më i errët i striave nga shtatzënia paraprake apo paraqitja e vijës së errët e cila zbret nga kërthiza në drejtim të legenit (linea nigra).

Pas lindjes, me vendosjen e balancimit hormonal edhe pigmentizimi normalizohet. Mund të zvogëloni intensitetin e errësimit duke shmangur rrezitjen dhe gjithsesi përdorni krema mbrojtëse me faktorë mbrojtës mbi 30. Në raste kur pigmentizimi vazhdon edhe më tej, lajmërohuni tek dermatologu.

Të bardhat e syrit, pas lindjes ishin krejtësisht të përgjakshme, është kjo e rrezikshme?

Sigurisht po mendoni se po dukeni si një boksier i kategorisë së rëndë, i cili sapo ka zbritur nga arena. Pëlcitja e kapilarëve të syrit është paraqitje të cilën e hasim tek gratë të cilat gjatë lindjes kanë shtyrë më shumë, dhe mund të jetë e përcjellur me paraqitjen e pikave të kuqe në lëkurë të gjoksit dhe qafës, kapilarët e pëlcitur rreth syve, në të bardhat e syve, në hundë dhe fytyrë.

Pra, stili Roki Balboa nuk do të zgjasë shumë – kjo paraqitje shumë shpejt fillon të kalojë, pra zgjat vetëm për disa javë. Por, nëse nuk zhduket, do të duhej të lajmëroheni tek mjeku.

Pas lindjes më bien flokët, çfarë të bëj?

Nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar rënien e flokëve. Gjatë shtatzënisë, për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, flokët janë më aktive dhe përqindja më e madhe e qimeve është në fazë të rritjes. Pjesa e flokëve që është në fazë qetësie, pas së cilës flokët do bien është më e vogël se sa para shtatzënisë. Pas lindjes, niveli i estrogjenit bie, dhe një numër më i madh i qimeve kalojnë në fazën e qetësisë, dhe pas kësaj kohe, tërë ato flokë bien. Përdorni shampo të cilët japin dukje më voluminoze, apo ndoshta edhe ndonjë shkurtim flokësh.

Gjatë shtatzënisë më ishin zgjeruar venat. A do të tërhiqen pas lindjes?

Venat e zgjeruara në këmbë pjesërisht tërhiqen pas lindjes. Nuk mund të prisni kthim të plotë, sidomos tek gratë të cilat i kanë patur venat e zgjeruara edhe para shtatzënisë, të cilat kanë raste me vena të zgjeruara në familje, të cilat qëndrojnë gjatë në këmbë apo kanë mbipeshë.

Mund ti ndihmoni vetes duke ushtruar rregullisht, pa marrë parasysh nëse është aerobik, palestër apo vetëm ecje intensive. Kur pushoni ngrini këmbët lartë mbi nivelin e trupit, mund të përdorni çorape me fije elastike të cilat ngushtojnë këmbët lehtësisht, dushi i këmbëve me ujë të ftohtë dhe ngrohtë. Më së miri do të ishte ti hiqni kilogramët e tepërt dhe gjendja do të ju përmirësohej.

Si ti largoj striat?

Striat, paraqiten si pasojë e lëkurës së pëlcitur, të cilat fatkeqësisht nuk mund të shërohen. Paraqitja e tyre deri diku mund të zbutet me përdorim të kremave për stria, megjithëse duhet të jeni të kujdesshme sepse disa krema nuk preferohen gjatë kohës së gjidhënjes. Opsioni i dytë është tretmani laserik i striave, por këtë më së miri është që ta zgjidhni në marrëveshje me dermatologun.

Zade (2 vite më parë)
Ju lutem si munden te sherohen venat gjat shtatzanis motra jem esht hy ne mujin e tet a esht rrezik gjat lindjes si ti sheroji ajo ju lutem a e njifni donje mjek specijalist te me drejtoni e ta dergoji motren .
Zadd (2 vite më parë)
Ju lutem si munden te sherohen venat gjat shtatzanis motra jem esht hy ne mujin e tet a esht rrezik gjat lindjes si ti sheroji ajo ju lutem a e njifni donje mjek specijalist te me drejtoni e ta dergoji motren .