Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lëkura e thatë

Çfarë e bën lëkurën e foshnjës sime aq të thatë?

Lëkura e thatë tek foshnjet

Foshnjat mund ta kenë lëkurën e thatë mu sikur të rriturit. Në të vërtetë, për shkak se lëkura e re dhe njomë e foshnjave është delikate dhe e ndjeshme, ka më shumë gjasa që të bëhet e thatë.

Ambientet e jashtme, të ftohta dhe të thata, mund ta zhveshin lëkurën e fëmijës suaj nga lagështira e tij natyrale gjatë sezonës së dimrit. Dhe në rast se foshnja juaj ka prirje që ta ketë lëkurën e thatë, atëherë ai dhe gjatë sezonës së verës do të ketë njolla të thata në lëkurë, sepse dielli gjatë verës, klima kondicionerët, uji i kryposur, si dhe klori në ujin e pishinës, të gjitha këto mund të jenë tejet thatësues.

Çfarë mund të bëjë për lëkurën e thatë të foshnjës sime?

Shkurtoni kohën e larjes

Larja e than lëkurën e foshnjës sepse i largon yndyrat natyrale nga lëkura e foshnjës, së bashku me papastërtitë gjatë larjes. Por përderisa i përmbaheni ca masave paraprake, atëherë as larjet e ditëpërditshme nuk do jenë problem.

Në vend të larjes prej 30 min. shkurtoni kohën e larjes në 10 min. Përdorni ujë të ngrohtë jo të valuar dhe përdorni sapunin në mënyrë të kursyer. Dhe mundësisht të përdorni sapun pa prezervative dha aroma artificiale, të cilët janë më pak të ashpër se sapunet e zakontë.

Leni foshnjën tuaj të luaj ca para se ta lani, kështu që ai mos të ulët gjatë në ujë të shkumosur. Dhe mos e lini sapunin të rrij në ujë. Përderisa vajrat e ndryshëm për larje mund të duken si ide e mrekullueshme, ato mund ta bëjnë vaskën për larje tejet të rrëshqitëshme dhe të rrezikshme. Përdorimi i preparatit pas larjës është zgjidhje shumë më e mirë.

Përdorni në sasi të madhe yndyrat për lekurë

Si ta nxjerrni foshnjën nga vaska, menjëherë fshijeni shpejtë dhe lehtë me peshqir, dhe pastaj menjëherë përdorni yndyrat për lëkurë (moisturaizers). Duke përdorur yndyrat menjëherë pas larjes do ta mbaj mbrenda lëkurës ujin i cili ende është në lëkurën e tij pas larjes.

Sa i përket yndyrave për lëkurë (moisturaizers), rregulli është sa më shumë që ti përdorni aq më mirë. Në rast se lëkura e foshnjës suaj është ende e thatë edhe pas përdorimit të ditëpërditshëm të yndyrave, atëherë kaloni nga yndyra losion në yndyrë krem ose në pomadë ca si më të trashë. Poashtu mund ta merrni në konsideratë edhe lyerjen me yndyrë nga dy herë në ditë një herë pas larjes dhe një herë gjatë ditës.

Mos lejoni kripa dhe klori ta thajnë lëkurën e tij

Klori dhe uji i kripur mund të jenë shumë thatësues. Pas larjes në pishinë apo det, shpërlani foshnjën tuaj me ujë të thjeshte, dhe pastaj lyeni me yndyrë gjersa lëkura e tij është ende e lagësht.

Përdorni aparatin për lagështirë të ajrit (humidifier)

Nëqoftëse ajri në shtëpinë tuaj është i thatë, atëherë përdorni aparatin për lagështirë dhe për ftohje (të quajtur 'humidifier') në dhomën e foshnjës suaj.

Mbroni foshnjën tuaj nga elementet e natyrës

Përkujdesuni që foshnja juaj ti ketë veshur dorëzat në kohë të ftohtë, për ti ruajtur duart nga thatësia dhe nga formimi i të çarave në duar nga të ftohtit dhe era. Gjatë verës përkujdesuni që ai të mbrohet nga dielli.

A mundet lëkura e thatë të jetë shenjë e ndonjë çregullimi tjetër?

Nëqoftëse foshnja juaj ka njolla të skuqura të cilat kruhen, ka gjasa që ai të ketë 'eczema' poashtu të njohur dhe si kallje e lëkurës. Në ca raste dhe 'eczema' do të largohet me yndyrë të zakonshme, prandaj nuk keni nevojë që të nguteni te doktori, përveq se kur foshnja juaj ka kruarje të theksuar dhe ndihet e parehatshme.

Në raste të rralla, lëkura e thatë mund të indikon çregullimin gjenetik të quajtur 'ichthyosis'. 'Ichthyosis' shfaqet me simptomet e qërimit të lëkurës së tharë, dhe nganjëherë dhe më të skuqura.

Poashtu shoqërohet dhe me të trashurit e pëllëmbave të duarve dhe të shputave të këmbëve. Në rast se mjeku juaj dyshon për 'Ichthyosis' ai do të ju dërgoj tek dermatologu për shërim.

A do të duhej të flisja me mjekun për lëkurën e thatë te foshnjës sime

Në vizitën tuaj të ardhëshme tek mjeku, konsultohuni së çfarë duhet bërë për ta luftuar lëkurën e thatë.

Caktoni një vizitë në rast se mendoni se fëmija juaj ka shenja të 'eczema-s' apo të 'ichthyosis'. Poashtu kërkoni takim të përsëritur në rast se lëkura e foshnjës suaj nuk tregon shenja përmirsimi me anë të tretmanit shtëpiak, apo në rast se shihni shenja të infektimit, siç janë rrjedhjet me ngjyrë të verdhë, apo të fryerit rreth të çarave në lëkurën e tij.