Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Disa vëzhgime për rreth moshës së shtatëzanisë

Vëzhgime mbi moshën e martesës së femrave

Vëzhgime mbi moshën e martesës së femrave

Në opinionin e përgjithshëm, mbizotëron mendimi se mosha më e përshtatshme për të patur fëmijën e parë, është mosha nga 18 deri në 25-27 vjeç. Në këtë shtrirje kohore të moshës, ndodhen perceptimet e grupeve shoqërore të ndryshme.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave, nga viti 1990 e deri në vitin 2007, mosha mesatare e martesave të femrave shqiptare është rreth moshës 22-23 vjeç. Kanë ndryshuar shumë faktorë social dhe biologjik, por statistikat tregojnë se nuk ka tendencë të vlerësueshme për uljen apo ritjen e moshës mesatare së martesave tek femrat në vite.

Faktorët social-kulturorë mund të konsiderohen më konservatorë në të kaluarën duke u krahasuar me të sotmen, por ndryshime të moshës mesatare të martesave të femrave nuk ka. Kjo tregon se botëkuptimi i rinisë mbi moshën e martesës dhe moshën e lindjes së fëmijëve, nuk ka ndryshuar me atë të prindërve tanë.

Ndërsa faktori biologjik, si shkak i rritjen së mirëqënies dhe e ndryshimit të mënyrës së të jetuarit, ka sjellë vetëm uljen e moshës së menstruacionit të parë. Deri në fund të viteve 1990, mosha e ardhjes së menstruacionit të parë ka qënë nga 13-14 deri në 16-17 vjeç. Ndërsa në këto 20-të vitet e fundit, ardhja e menstruacionit të parë është afruar në moshat nga 10-11 deri në 12-13 vjeç.

 

Po nga referenca e mësipërme, martesat e femrave sipas grup moshave për vitin 2007, është paraqitur në tabelë:

 

Grup mosha e femrave

deri 19

20 – 24

25 – 29

30 – 34

35 – 39

40 – 44

45 – 49

mbi 50

Të pa vlerësuar

Martesa në %

28.53

45.57

17.13

4.93

2.128

0.948

0.492

0.268

 

0.0

 

 

Në vështrim të përgjithshëm, vihet re se në afro 29% të martesave, femrat janë me moshë deri në 19 vjeç. Në afro 64% të martesave, femrat kanë moshë 20 deri në 29 vjeç. Mbi këto tregues është e pritshme që edhe lindjet e fëmijëve të parë të korespondojnë në përqindje me grup moshat e martesës së femrave.

 

Vëzhgime mbi moshën e gruas për lindjen e fëmijëve

Vëzhgime mbi moshën e gruas për lindjen e fëmijëve

Duke ju referuar po burimit të cituar, lindjet e fëmijëve sipas grup moshave të nënës për vitin 2007, është paraqitur në tabelë.

 

Grup mosha e nënës

deri 19

20 – 24

25 – 29

30 – 34

35 – 39

40 – 44

45 – 49

mbi 50

 

Të pa vlerësuar

 

Lindje në %

5.14

31.15

33.33

19.61

8.09

1.67

0.23

0.07

0.71

 

 

Afro 70% e fëmijëve lindin nga nënat me moshë nga 19 deri në moshën 29 vjeç. Afro 90% e fëmijëve lindin nga nëna me moshë nga 19 deri në moshën 34 vjeç. Numri i lindjet nga nënat me moshë nga 35 deri në 39 vjeç, mbeten i vlerësueshëm vetëm brënda kuadrit të diskutimit. Krahasuar me të dhënat dhe studimet bashkëkohore mbi moshën e nënës për lindjen e fëmijëve, mund të thuhet se të dhënat janë tregues optimist për shëndetin publik në vëndin tonë.

 

Mosha më e përshtatëshme për të lindur fëmijë

Mosha më e përshtatëshme për të lindur fëmijë

Koha ka hedhur për diskutim pyetjen se cila mund të jetë mosha më e ulët dhe mosha më e avancuar e nënës, për të lindur fëmijë. Pa tentuar përgjigjen e kësaj pyetje, po i referohemi disa të dhënave mbi abortin dhe rrezikun e lindjes së fëmijëve me sindromin Doën nga efektet kromopatike (ndryshimet kromozomike), si shkak i avancimit të moshës së nënës në lindjen e fëmijëve.

Është e referuar në literaturën bashkëkohore, se aborti është i pranishën deri në 10% të shtatzënive të moshës deri 20 vjeç të nënës. Nga 20 deri në 30 vjeç, aborti evidentohet deri në 15% të rasteve. Ndërsa pas moshës 35 vjeçare, aborti vlerësohet në 25-30% të shtatzënive. Ndërsa mundësia e shfaqjes së sindromit Doën, është paraqitur në tabelë.

 

 

Mosha e nënës në vjeç

 

deri 19

 

20 – 24

 

25 – 29

 

30 – 34

 

35 – 39

 

40 – 44

 

mbi 45

 

Mundësia e lindjes

me sindromin Doën

 

1:2500

 

1:1640

 

1:1150

 

1:700

 

1:230

 

1:60

 

1:47

 

 

Vetëm nga të dhënat e mësipërme, pa përfshirë argumente të tjerë, dëshira për të lindur fëmijë është e kushtëzuar nga faktorë të shëndetit të nënës dhe fëmijës. Megjithatë, askush nuk mund të marrë përsipër të përcaktojë dhe vendosë moshën e lindjes së fëmijës së parë apo të fëmijëve të tjerë për moshën e avancuar të nënës. E drejta e këtij vendimi, mbetet tek çifti nënë – babë. Por kjo e drejtë në kohët e sotme përballet edhe me opinionin shoqëror të vazhdimësisë, i cili ka të përmbledhur në veten e tij eksperiencën shumë shekullore. Ende jehon thënia e gjysheve tona për “martesë të shpejtë në moshë” dhe për lindjen e fëmijëve “shpejt e shpejt, pasi ata rritin njëri tjetrin”. Gratë e target grupit me karizëm akademike, sociale dhe politike, vënë buzën në gaz me thënien e gjyshëve tona edhe për shkak të njohurive shkencore.

Në kohët e sotme, shtatzënitë përgjithësisht janë të sigurta kur avancimi i moshës së nënës është i pastër nga faktorët e rrezikut. Edhe ana psikologjike e nënës, si dhe forca për të mposhtur problemet, kanë rëndësi domethënëse. Pika më e fortë për të patur shtatzëni të sukseshme, është kontrolli dhe analizat mjeksore si dhe zbatimi i këshillave të mjekut të familjes ose gjinekologut.

 

Obst-Gyn Mimoza Keta

/komuniteti