Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lehonia: Këshilla mbi higjienën dhe shëndetin e gjirit

Në mënyra të ndryshme, njerzit flasim për higjenën e personale. Realizimi i dy dusheve trupore në ditë, tregon se mbahet një higjenë personale shumë e mirë.

Kaq larje janë të mjaftueshme edhe për gjoksin që ushqen me qumësht fëmijën, disa herë në ditë. Gjoksi nuk ka nevojë të disifektohet, përpara dhe pas dhënies së gjirit. Pastrimi i gjirit vazhdimisht, provokon paksimin e yndyrnave natyrale të lëkurës duke krijuar si pasojë tharjen ose formimin e ragadeve në thithkën e gjirit. Përveç kësaj në zonën për rreth thithkës humbet aroma, e cila me erën e saj e ndihmon neonatin, fëmijën e vogël, të orientohet drejt gjirit.

 

Disa probleme të mundshme për gjirin

Ragadet

Ragadet janë çarje të vogla të cilat ndodhin në thithkën e gjirit ose areolë, të cilat e bëjnë mjaft të dhimbshme ushqyerjen me gji. Duke përdorur disa teknika ushqyerje dhe sjellje, është e mundur të parandalohen dhe mjekohen ragadet.

• Më i rëndësishmi është korrigjimi i pozicionit të drejtimit të fëmijës drejt gjirit, pasi është shkaku më i shpeshtë i ragadeve. Kontrollohet që fëmija ta ketë mjekrën afër gjirit kur fillon të pijë qumësht. Buzët e tij duhet të jenë të hapura mirë duke mos kapur vetëm thithkën, por edhe një pjesë të mirë të areolës. Koka e fëmijës duhet të jetë ekzaktësisht përballë gjirit.

• Duhet evituar përdorimi i detergjentëve për larjen e gjirit. Është vënë re që përdorimi i detergjentëve specifik si dhe kremrave mbrojtës, nuk parandalon dhe nuk i kuron ragadet. Përkundrazi, era e tyre mund të jetë e padëshirueshme për neonatin duke bërë që ai të refuzojë gjirin.

• Duhet filluar ushqyerja me qumësht gjiri me një gji të shëndoshë, duke kaluar në gjirin tjetër kur refleksi i daljes së qumështit ka filluar.

• Duhet ekspozuar gjiri në ajër për disa kohë, midis një pirje dhe tjetrës. Në verë nëse është e mundur, gjiri mund të ekspozohet edhe pak në diell. Ndërsa në dimër do të ishte mirë, që ai të thahej për disa minuta me tharsen e flokëve.

• Mund të përdoren edhe kupat antiragad midis një ushqyerje te tjetra, të cilat mbajnë thithkën dhe areolën të thatë dhe të larguara nga veshjet.

• Duhet evituar përdorimi i parathithkave që e ndalojnë fëmijën të thithë në mënyrë korrekte, duke frenuar në këtë rast refleksin që stimulon laktacionin, prodhimin e qumështit.

 

Fryrja e gjirit

Ndonjëherë, sidomos gjatë fazës së parë të ushqyerjes me gji, gjiri fryhet, skuqet e bëhet i dhimbshëm dhe ndalohet në këtë mënyrë fluksi i qumështit. Në ndryshim nga mastiti, infeksion në gji, kjo gjendje nuk paraqet temperaturë. Ky problem shkaktohet nga zbrazja jo e plotë e tubave të qumështit dhe shtypja e shkaktuar vështërson daljen e qumështit. Për të regulluar këtë gjendje, rekomandohet:

• Përdorimi i kompresave të ngrohta. Pak përpara se të ushqehet fëmija me gji, nëna fut një peshqir në ujë mjaft të nxehtë. Shtrydhet dhe mbështillet i gjithë gjiri me peshqirin e ngrohtë. Të njëjtin funksion për lehtësimin e daljes së qumështit të gjirit, mund të kryhen edhe futja e gjirit në ujë të ngrohtë.

• Dushi me ujë të ngrohtë. Fluksi i ujit të ngrohtë mbi trup dhe kryesisht mbi gji, favorizon daljen spontane të qumështit.

• Përdorimi i një shishe qelqi. Shishja mbushet me ujë të nxehtë dhe më pas zbrazet. Gryka e saj ftohet dhe pjesa fundore e shishes e cila akoma është e ngrohtë, mbështet në zonën areoale. Ngjeshja pothuajse hemetike, duke u ftohur ngadalë ushtron mbi lëkurë efekt të lehtë thithje. Pas disa minutash fillon dalja e qumështit. Është e mundur të ripërsëritet ky veprim disa here, derisa gjiri të zbutet. Më pas gruaja mund të vazhdojë shtrylljen e gjirit me dorë, ose duke përdorur pompën e thitjes së qumështit.

• Shtryllja e gjirit me dorë. Kjo metodë konsiton në lirimin e zonës rrotull areolës nga bllokimi i qumështit, i cili krijohet nga mos zbrazja e regullt e gjirit. Shtryllja bëhet vetëm më gishtërinj mbi areolë, duke e shtyrë në drejtim të kraharorit dhe pastaj duke e shtryllur e duke ardhur nga përpara. Gjatë kohës duhen vëzhguar pikat e para të qumështit dhe pastaj rrjedhja e tij.

• Ushqyerja me gji sa më shpesh të jetë e mundur. Fëmija është thithsi më i mirë i qumështit. Vënia sa më shpesh e fëmijës në gji, ndihmon zbrazjen e gjirit.

• Përdorimi i pompës së qumështit, në rastet kur fëmija ndahet nga nëna në pamundësi të thithjes së gjirin. Rastet mund të jenë fëmijët me peshë të vogël në lindje ose me probleme të tjera. Kjo e bën të domosdoshme përdorimin e pompës së qumështit për të zbrazur gjirin.

 

Linfangiti

Lanfangiti është një gjendje e inflamacionit të gjirit, e cila vjen pas fryerjes së gjirit dhe që po u la pas dore mund të degjeneroj në mastit. Karakterizohet nga dhimbja, nxehtësia, skuqja dhe fryrja. Për trajtim mund të përdoren këshillat si për gjirin e fryrë, të cilat shoqërohen me dhënien e medikamenteve antiinflamatore.

 

Mastiti

Mastiti është infeksion i tubave të qumështit, që favorizohet nga prania e ragadeve dhe fryrja e gjirit. Nëse trajtohen në mënyrë korrekte, dy faktorët e mësipërm mund të evitohet. Zakonisht mastiti kap njërin gji që bëhet i fryrë, i skuqur dhe i dhimbshëm. Gruaja paraqet temperaturë dhe në shumicën e rasteve dhe gjendje të përgjithshme jo të mirë. Rekomandohet terapia me antibiotikë dhe zbrazje të gjirit nga qumështi. Mjaft antibiotikë janë të përshtatshëm dhe mund të jepen gjatë periudhës së laktacionit, prandaj mund të vazhdohet t’i jepet fëmijës qumësht gjiri, pasi është mënyra më e mirë për të zbrazur gjirin.

 

Thithka e futur brënda

Thithka e futur brënda mund të bëjë të pamundur ushqyerjen me gji. Ndonjëherë ajo mund të dalë spontanisht gjatë shtatzënisë. Është e rëndësishme që gruaja të ndihmohet që në dhëniet e para të gjirit, duke ndihmuar për thithje efikase në gji nga ana e fëmijës. Gjithashtu ka edhe mënyra të tjera të cilat e tërheqin thithkën nga jashtë. Një nga mënyrat është pozicionimi i një kubi akulli mbi thithkën e gjirit pak përpara dhënies së gjirit. Ngrirja e indit për rreth do të bëjë që të dalë thithka jashtë. Një tjetër mënyrë është përdorimi i një pompe të vogël, e cila është në gjendje të krijojë vakum mbi thithkën. Sa më shpesh të përsëritet kjo thithje aq më e mundur është dalja e thithkës.

 

Fëmija nuk do të thithë

Disa fëmijë nuk duan ta kapin gjirin, pavarësisht nga gjithë mënyrat e mundshme që i ofron nëna. Ndërkohë ata thithin normalisht një biberon. Në këto raste bëhet fjalë për fëmijë që për një periudhë kohe kanë bërë ushqyerje të përzjerrë, qumësht gjiri-ushqim artificial. Kjo mund të ndodhë nga nënat që nuk kanë qënë mirë me shëndet, ose edhe për shkak të pamjaftueshmërisë së qumështit të gjirit. Thithja e ushqimit me biberonin, për fëmijën është një punë më e lehtë sesa thithja e qumështit të gjirit. Fëmijët në rastin e parë nuk lodhen, ata nuk duan të lodhen dhe kështu nuk e prekin gjirin. Dhe nënat tregohen të gatshme për të ushqyer sa më “shpejt dhe mirë” fëmijën e tyre, duke lehtësuar njëkohësisht jetën e tyre. Në këto raste, gruaja pasi të kryejë disa tentativa për ushqyerje me gji dhe shikon që fëmija nuk reagon pozitivisht, mund ta zbrazë gjirin me pompë dhe pastaj qumështin t’ja japë fëmijës me biberon. Kjo mundësi nuk është komode, por për fëmijën ja vlen durimi, pasi fëmija do të gëzojë të gjitha avantazhet e ushqimit me qumështin e nënës së paku deri sa është i vogël.

 

Duhani dhe pijet alkoolike

Gjatë shtatzënisë, ndonjëherë nga nënat përdoren në mënyrë të moderuar pijet alkoolike, kafeja apo çokollatat, një gotë verë ose birrë, një apo dy kafe ose çaj në ditë, një çokollatë 100 gram në ditë. Rekomandohet që këto produkte, të mos përdoren gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës. Duhani është gjithashtu i kundërindikuar gjatë shtatzënisë. Një grua përdoruese duhani, nuk duhet ta pijë atë gjatë ushqyerjes me gji. Nikotina jo vetëm redukton prodhimin e qumështit, por mund të reagojë tek fëmija si një medikament, dhe në doza të caktuara mund të shkaktoj irritabilitet, pagjumësi, të vjella dhe diarre.

 

Obst-Gyn Mimoza Keta

Shtator 2010