Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-alergologen

Kolla me sekrecion

Pershendetje doktoresh,kam vajzen 3vjeq e gjysme ka probleme me bajame dmth angine kronike ju ka ber tani ,ma heret ia kam bere testet e alergjise qe ta heq merakun por dolen negative ato me pluhur shtëpiak, ne polen dhe ne ushqime ja kam bere ne veze dhe qumesht .Tani e kam ne ineksione qdo 21 extencillin por prap po i behet angina por disi me leht po e kalon dhe prap me antibiotike ajo qfar tani ka filluar tme shqetesoj dhe me shume eshte se qdo her pasi qe i kalon angina pas nje jave e kap kolla me sekrecion (kelbaze) dhe prap duhet ti jap sirup per kolle ,mua me duket qe edhe kolla eshte bere kronike .Pyetja ime a eshte shkaktar fyti dmth kto infeksione te shpeshta apo mos ndonje alergjie po e shkakton kollen ,mund te them qe keta tre muaj mars-maj vajza vetem me medikamente sa i perlket bajameve pediatri ka them duhet te operohen por ne mosten 4 vjeqare..Flm pres pergjigjen tuaj

Natyra 1 (2 vite më parë)

Dr. Anxhela Gurakuqi - alergologe
Alergologja përgjigjet
Dr. Anxhela Gurakuqi

Pershendetje Natyra, sipas te dhenave qe shkruani, nuk mendoj se shqetesimet qe po kaloni me vajzen kane natyre alergjike. Edhe provat e alergjise ju kane rezultuar negativ. Anginat (infeksioni ne bajamet) jane te shpeshta ne ate moshe, ju rekomandoj te mos e neglizhoni mjekimin e tyre (antibiotike sipas antibiogrames), pasi perndryshe rrezikojne per komplikacione te renda, ne nivel te veshkave, kyceve dhe zemres. Pergjegjes tipik eshte streptokoku, qe luftohet kryesisht nga familja e penicilinave, sigurisht me pershkrimin e pediatrit, me te cilin duhet te mbani kontakte te shpeshta. Kolla me sekrecione mund te kete lidhje me infeksione te rrugeve te poshtme te ajrit, ne kushtet e nje renieje te imunitetit. Ka barna te posacme per te rritur munitetin si p.sh Ribomunil, komplekse vitaminash si Echinacin, etj. Nese do jete e nevojshme, pasi te mbushe moshen 4 vjec, mund t'i kryejme edhe ekzaminimin funksional te frymemarrjes Body Box, qe realizohet aty ku une punoj,ne kabinetin Aerolife ne Tirane.