Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biokimistin-klinik

Analizat

Pershendetje dr. Mrika keta, kam 3 muaj martes dhe kemi vendosur per nje femije nese do zoti. Para se te fillojme per te provuar qe te ngelem shtatzene filluam me analiza thjesht per te qen te sigurt dhe te shiqojme nese jemi ne rregull. Une jam 25 vjeqe ndersa burri 31. Se pari beme spermogramen e burrit dhe deshem te ndajme me ju dhe njekohesishte ta marim mendimin tuaj reth ketyre analizave se a jane mire apo jo. Abstenimi seksual: 3.5dite vellimi: 2.0ml era: karakteristike ph: 7.7 viskoziteti: normal likvefakcioni: 16min numri i spermatozoideve: 100milion nga vlera referente >40milion spermatozoid te levizshem progresiv: 60% spermatozoid pak te levizshem: 20% spermatozoid te pa levizshem: 20% forma normale: 85% forma patologjike: 15% leukocite: 4-6 nese keni mundesi te me ndihmoni me mendimin tuaj reth ketyre analizave se a jane mire apo jo do te isha me shume se mirenjohese faleminderit

Semi Pasha (3 vite më parë)

Dr. Mrika Kutllovci - Pervetica - mjek - biolog
Biokimisti klinik përgjigjet
Dr. Mrika Kutllovci - Pervetica

Pershendetje zonje,

Falemnderit per pyetjen tuaj.

Sa i perket rezultateve te spermogrames, ne baze te vlerave qe ju me keni shkruar, nuk do mund te iu ipja mendim profesional, pasi qe varet nga aparatura apo ne cfare aparature eshte punuar mostra (sepse vlerat referente ose normale ndryshojne varesisht nga aparatura ku punohet mostra).

Mua me ben pershtypje nje gje: era karakteristike! e cila ne disa raste mund te flet per prezence te infeksionit, dhe ne keto raste preferohet te perseritet spermograma; sipas konditave qe ne i aplikojme ne laboratorin tone: 1.apstenimi seksual nga 3-5 dite, 2.Dhenia e mostres ne ambient te laboratorit (sepse ka shume rendesi kjo, pasi qe mostra brenda gjysem ore nga momenti i dhenies duhet te egzaminohet), 3. Epruveta sterile ku vihet mostra,vetem atehere mund te iu japim nje mendim profesional.

Gjithashtu per te planifikuar nje shtatezani duhet nje kontinuitet ne mes te mjekut gjinekolog dhe laboratorit, tek femra preferohet se pari te behet Torch-qe te perjashtohen semundjet me te shpeshta infektive qe jane shkaktare te infertilitetit dhe abortove, pastaj nje status hormonal-dhe kjo e fundit ne dite te caktuara te ciklit menstrual: ne diten e 3-te,7-te,14-te,21-te,kete varesisht sic preferon mjeku egzaminues-gjinekologu, ne faze pre ose para ovulative ose pas ovulative ,ose duke ndjekur te gjitha fazat hormonale -gjate nje muaji.

Tek mashkulli gjithashtu preferohet te behet: spermograme, hormonet mashkullore, dhe ne raste te infeksioneve preferohet te behet strisho uretrale dhe spermokulture (keto dy te fundit ne laborator mikrobiologjik).

Jeni te mirepritur, ju deshirojme suksese.

/komuniteti