Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Rezultatet e spermogrames

Pershendetje doktor ! Dje burri im beri spermogramen dhe u moren keto rezultate.. volumi 3ml koha e lengezimit 20 min perqendrmi 26 mil/ml levizshmeria 65% mbeturina ka debris morfologjia e spermes 2 Nga nje bisede me gjinokologun na thane qe morfologjia duhet minimumi 5 e lart. Cfare behet ne keto raste? Sa mundesi kam qe te mbetem shtatezane ne menyre natyrale? Ju falenderoj per kohen tuaj !

Regi Guljemi (1 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Jeni teper e sakte me pershkrimin e analizes. Realisht sa per saktesi, morfologjia bazuar ne literaturen e fundit te Organizates Boterore te Shendetit, printuar ne vitin 2010, citon 1 morfologji normale 4%. Po te shikohet me detaje si mbledhje te dhenash, parametrat e analizuar brenda normave kane rezultuar 3-4%. Eshte vetem 1% por qe mjaft here ben diferencen.

Gjithsesi ne pergjithesisht duhet te shikojme ne fushepamje me te gjere situaten.

Qe do te thote, a mund te jete ky ndryshim kaq i vogel shkaku i nje problemi me madhor?? Pra a mund te shkaktoje ky parameter pamundesi ne arritje te nje shtatezanie. Teorikisht ne themi qe po por ne fakt konfirmimin e saj e ben koha qe ju keni qe tentoni dhe shendeti riprodhues i partneres.

Nese te dyja keto jane pozitiv dhe asnje indikacion tjeter nuk ka atehere fillojme dhe fokusohemi tek spermograma dhe me hollesisht tek morfologjia duke riperseritur pas 1 muaji spermogramen dhe nese rezulton serish ne te njejtat parametra kryejme 1 ekografi testes dhe nje historik te partnerit per te gjetur shkakun. Kjo eshte rruga e gjate.

Ka edhe nje rruge te shkurter e cila mund te jete njekohesisht perfundimi i rruges se gjate por pa patur ndonje pritshmeri te madhe dhe ajo eshte perdorimi i suplementeve per riprodhimin mashkullor.

Lenia e cigares dhe alkolit si dhe ushqyerja e shendetshme duhet te jene patjeter njekohesisht prioritet.

Shpresoj tju kem pergjigjur pyetjes suaj.

Me respekt

Rigersi

/komuniteti