Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Spermogrami

Pershendetje doktor, te lutem me trego rezultatet e ketije sperogrami: Abstenimi 3 dite, konsistenca e lengshme,volumi:4.2 koha e likvimit 35min, ngjyra e bardhe gri, ph 7.4, nr i spermotozoideve ne ml: 17.0 nr i pershithshem i spermotozoideve 71.4 reaksioni i aglutinimit negativ . te levizhme 41%, progresive 33% jo progresive 8%, te pa levizshem 59%, leukocide 2-3 bakterie disa, forma nomrale 25%, format anormale 75% . A ka nevoje per terapi? .Ju faleminderit parakrakisht

Dona Dona (8 muaj më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Te vetmin parameter qe verej dhe qe duhet te jete me i larte eshte levizshmeria. Ulja e levizshmerise mund te vije si pasoje e shume shkaqeve te ndryshe duke nisur nga ato me te thjeshtet e deri tek ato me te komplikuarit. Tek te thjeshtet mund te permend vendin e marrjes se analizes, kohen e analizes pas marrjes. Ato te komplikuarit mund te jene infeksionet, varikocela, mungese zinku apo edhe probleme te nivelit gjenetik.

Me e mira eshte qe analiza te perseritet ne nje hapesire midis tjetres prej 4-6 javesh. Ne rast konfirmimi te problemit duhet te fillojme te kerkojme mbi nje arsye te mundshme apo 1 zgjidhje te perkohshme te problemit.

Gjithe te mirat

Me respekt

Rigersi

/komuniteti