Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Pikat e zeza tek bebja 3-4 muajshe

Pershendetje e nderuar doktoreshe. Se pari tju them se jam teper e lumtur qe ne kete portal u hap kjo rubrike, shume e nevojshme dhe shume e qelluar. Femenderit gjithve qe kontribuan per te. Kam djalin edhe nje jave i ben 4 muaj, gjithcka eshte ne rregull me te, e ushqej vec me gji, mirepo kohet e fundit kam filluar te verej ne fytyren e tije pika te zeza ( sic i quajme ne popull "krimba") tamam ashtu sic dalin tek njerezit e ritur. Cdo dite ato i shtohen dalengadale, i ka ne mjeker, ne faqe, afer veshit...Me shqetson shume kjo gje, madje teeeper bile, sdi cte bej. Ju lutem, ju pergjerohem, te me keshilloni sa me mire qe eshte e mundur, tme tregoni pse mund te kete ardhur deri tek kjo gje? Po kto pika te poshtra ku u gjeten ne lekure te bebes qe eshte aq e njome, aq e bute? Cesht me konfuze fakti se djali nuk ka lekure te yndyrshme, por normale apo edhe ne te thate, e laj me dusvaj Eucerin dhe lyej me losion Eucerin per bebe. Qe ne fillim kam bere keshtu, vetem se nje koh ( diku kur isht dy muajsh) kot ia ndrova, e laja dhe lyeja prej linjes BabyLove te dm, poashtu vec nja tre a kater here ( per asnje shkak vec kot) fytyren ja kam lyer me krem Pavloviqeva ( qe esht teper e yndyrshme, ndoshta ktu bera gabimin?) Nuk e di. Por tani i jam kthyer perseri eucerinit. Pres me padurim dhe me shume interes pergjigjen tuaj dhe kam shume shpresa se do me ndihmoni. Ju falemenderoj paraprakisht, dhe kerkoj shume ndjese per pyetjen e sterzgjatur...ju thash jam teper ne stres per kete.

Arbrora Memedi (11 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje Arbrora,

Aknet tek femijet-motaket shfaqen qe nga lindja dhe mund te zgjasin deri me muajine gjashte apo shtate. Ato shfaqen si rezultat i kalimit te hormoneve te nenes tek motaku e qe qarkullojne ne gjakun e tije. Jane me te shpeshta tek motaket e gjinise mashkullore.

Ju kisha keshillu qe asesi te mos perdorni kremera te yndyrshem, te pastrohet fytyra sa me shpesh, por njeherit te mbahet e thate, duke mos lejuar qe jarget te prekin fushen me puqra meqe mund ta perkeqesojne ate.

Pas pastrimit mund te aplikohen losione te lehta (Eucerin apo Sebamed), apo te pudrosen me pudra per femije.

Nese problemet perkeqesohen dhe puqrat inflamohen patjetre duhet te lajmeroheni tek Dermatologu. Poashtu nese pikat e zeza rriten perkunder mirembajtjes, gjithsesi duhet te lajmeroheni per kontrolle qe te ndermiren masa.

Duhet pasur kujdes qe aknet e motakeve asesi nuk duhet te trajtohen si aknet e te rinjeve.

Cdo te mire.

/komuniteti