Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Bebi ka pucrra ne kembe

Pershendetje. Kam gocen 9 muajshe. Kur ishim ne fshat para 3 javesh, gocen filluan i dolen disa pucrra ne qafe, poshte kofshes dhe ne kycet e kembes. Dukeshin si pucrra djerse. Diten tjeter, I kishte si fllucka me uje. Kur erdha ne Tirane (pas 2 ditesh qe i kishin dale) pediatria me tha se e ka zene varicela. Me idene se kishte varicele (trupi, koka dhe krahet ishin te pasterta) kaluan 2 jave. Goca nuk kishte as temperature e as te kruajtura. Nuk e lava per 2 jave dhe e lyeja vetem me puder me mente. Pucrrat u perthane dhe mbeten si kore, por nuk i iknin. E shqetesuar shkoj tek pediatri dhe me thote qe nuk eshte varicele dhe me rekomandon te shkoj ne dermatolog. Shkova ne disa dhe te gjithe me thoshnin gjera te ndyshme nga njeri tjetri dhe cfare mjekimi me jepte njeri, nuk e jepte tjetri. Nuk di se cfare te bej. Tani qe po te shkruaj pucrat i ka si kore ne te njejtin vend ku i dolen ne fillim, madje dje i dolen 2 pucrra te tjera (te reja). Keto 2 pucra ne fillim i kishte si pickim mushkonje dhe sot jane bere si flluska me uje. Ju lutem me jepni nje mendim. Po te kisha mundesi do te kisha derguar fotot te pucrrave.

Jonilda Lici (5 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje,

Me vie keq qe nuk mund te ju ndihmoj shume permes internetit. Ne baze te pershkrimit tuaj me duket, sikur te kete reakcion te shtuar, ndaj ndonje fokusi ne mbrendi. Per qfar, sygjeroj qe te hulumtohet ne ate drejtim, duke e bere analizen e jashteqitjes, urines dhe gjakut. Se dyti mund te jete edhe ndonje semundje lekurore qe prap duhet te hulumtohet. Te ipet diagnoza ndonjehere nuk eshte fare e lehte, sidomos tek femijet. Shpresoj qe te qetsoheni dhe te zgjidhni nji Dermatolog qe te ju mbikqyr dhe te vendose per diagnozen dhe mjekimin.

Cdo te mire.

DhM (2 vite më parë)
Edhe un e kam ket rast te vajza ime 7 mujash ..ksaj po i dalin ne kok perpara dhe kembe si dhe pju kruhen kam perdor krema nidoflor dhe bactroban ..po sen spi bojn sa pi hjeken pi dalin analizat e gjakut mir i kan dal ...te dermatologi kam termimin tek muji tjeter kjo edhe ma keq po i bohet gjendja ..qfar te bej ?

/komuniteti