Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

HZG

Po doktoreshe e nderuar,


une para 2 muajve kam bere hzg kam liruar tubat, mjeku me ka thene qe i paske pase te bllokuara te gjitha, po tash jane liruar besoj se nuk ka pengesa, po deshta te pyes arsyja per mbylljen e tubave ku mund te jete d.m.th pse mbyllen kush eshte faktori? Ju faliminderit Erita Prishtine.

Erita (9 vite më parë)

 -
Gjinekologja përgjigjet

Tubat e Fallopit, janë dy tuba që dalin nga mitra në drejtim të kavitetit peritoneal. Gjatësia e tyre shkon deri në 10 cm. Brëndsia e tubave përbëhet nga qeliza ciliare (me qimza), ku midis tyre ndodhen edhe qelizat sekretore jociliare. Ky lloj epiteli në brëndsi të tubave, formon një kompleksitet rrudhash të vogla, që bëhen më të dukshme në fund të tubit. Këto shërbejnë për të kryer lëvizje ciklike në momentin e kapjes së vezës dhe transportimin e saj nga folikuli (vezorja) në drejtim të mitrës.

Kjo është anatomia me mekanizmi i tubave të Fallopit, të thëna shumë thjeshtë. Në disa raste kryesisht të infeksioneve, struktura e brëndshme e tubave prishet duke krijuar pamundësinë e funksionit të saj. Edhe në raste të tjera si p.sh. barra jashtë mitre që trajtohen me mjekime konservative (mjekim medikamentoz), anatomia dhe fiziologjia e tubit prishet.

HSG-ja është ekzaminim dhe tregon nëse ka apo jo kalueshmëri tubare. Meqënëse ky ekzaminim në rastin tuaj ka rezultuar mirë, atëherë duhet të kryeni dhe një sërë analizash të tjera që të tregojnë nëse keni vezë në qarkullim. Nëse çdo gjë shkon mirë si dhe spermograma e bashkëshortit tuaj është normale, atëherë mundësia e shtaztënisë është e plotë.

Era (8 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, jam nje vajze 23 vjeçare, para disa ditesh bera nje eko te mitres dhe nga ekoja me doli qe mitra ishte 6 cm, une e di qe mitra normale eshte 7 cm. Doja te dija do me sjell kjo gje probleme ne shtatzeni apo behet shkak per deshtimin kjo gje? Faleminderit!
Sebi (8 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe. Kam deshire te pyes. Para 4 viteve jam operu kam pas ne vezoren e djathte TORATOMA OVARII keshtu qe bashke me kete material ma kane largu po ashtu edhe gati krejt vezoren e djathte. Gjate operimit mjeket e kane verejte qe te 2 tubat i kam te mbyllur total, gjate operimit ma kane be riparimin-plastifikimin e tubit te majte. Po une nuk kam femije ende e tash po du me ba HSG e me kqyr qka ka ndodh. A mundesh me me tregu pse ka mujt me mu shfaq TORATOMA OVARII ne vezore? Faleminderit.

/komuniteti