Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja gjatë lehonisë

Pershendetje. Jam Arta dhe qe 2  jave jam bere nene. Lindja eshte kryer me operacion. Deshta me ju pyet per gjakderdhjen, ka 2 dite po me ndalet dhe prape kam gjakderdje, prape 2 dite ndalet, e keshtu me rradhe. A eshte kjo normale?

Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Sekrecionet hemorragjike pas lindjes, në periudhën e lehonisë, quhen lohje. Ato vijnë nga vëndi ku ka qënë vendosur placenta, e cila pas lindjes është shkolitur. Kjo gjakrrjedhje në javën e parë pas lindjes, është më e errët dhe më e shtuar. Më pas, sekrecionet vijnë duke u hapur në ngjyrë dhe disa ditë vijnë dhe disa ditë nuk vijnë.

Pra lehonija që ti referon, mua më duket se është normale dhe drejtë normalitetit. 45 ditë pas lindjes, gjithë trakti gjenital së bashku me mitrën që ka mbajtur bebin, kthehen në gjëndjen që kanë qënë përpara shtatzënisë

/komuniteti