Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zgjedhja e mënyrës së lindjes

Se pari ju pershendes perzemersisht, Jam shtatzene ne muajin e 6 tani dhe eshte lindja ime e pare, kam frike shume te lind sepse jam shume e ngushte mbrenda, si mund te lind me lehte me operim apo me lindje normale? Me kane thene se me operim nuk ndjen asgje dhe eshte shume me lehte, si thoni se ju lutem me jepni nje mendim tuaj sepse kam shume frike. Te pergezoj per punen qe beni. Pune te mbare...

Sumeja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Mjeku vendos për rrugën e lindjes afër fundit të shtatzënisë, që është java e 38 deri në 40. Në këtë periudhë bëhet ekzaminimi i fundit i ekografisë, që quhet profili biofizik ku përcaktohet madhësia e fëmijës dhe përmasat e kokës fetale dhe trupit. Gjithashtu nënës, i vlerësohen dimensionet e baçinit/legenit.

Në bazë të tyre mjeku obstetër gjinekolog, vendos për mënyrën e lindjes. Lindja me rrugë natyrore është rruga më e preferuar. Lindja me prerje cezariane, relizohet vetëm në pamundësi të lindjes më rrugë natyrore.

Nuk ka arsye për t’u friksuar nga lindja natyrore. Dhëmbja nuk e kalon kufirin e fundit të dhëmbjes, që do të thotë që janë dhëmbje të durueshme.

/komuniteti