Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e grykës gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe, kam nje pyetje per ju qe me shqeteson shume, jam ne javen e 24 te shtatzanise, para nje muaj e gjysme kam qene e semure nga 'gripi i derrave' kete e kam konstatuar pas analizave ne infektive QKUK, me rekomandimin e mjekut kam perdorur vetem asist dhe paracetamol pasi qe isha shtatzene nuk me rekomandoi tamiflu, u sherova, ka qe tri dite me eshte shfaqur prape sekrecioni ne fyt dhe hunde 'gelbaze' ju kisha lutur te me tregoni se a rekomandohet inhalimi vetem me uje deti ne shtepi apo me rekomandoni ndonje shurup per te larguar gelbazen dhe sa eshte rrezik per beben se jam shume e shqetesuar? Kerkoj falje qe e zgjata kaq shume, mbes me shprese se do te marre pergjigje nga ju. Gjitha te mirat.

Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Për dominimin e sekrecioneve të grykës gjatë shtatzënisë, është e lejuar përdorimi i inhalimi me ujë deti, të kripur. Gjithashtu mund të përdoren edhe shurupe me bazë bimore, që nuk ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë.

/komuniteti