Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ç’rregullimet menstruale

Jam Linda, jam 18 vjecare dhe me jane vonuar menestruacionet, nuk kam pasur marredhenie seksuale po nuk e di pse gjithmone me kane ardhur me kohe edhe sa zgjat kjo periudhe?

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Vonesa e ciklit menstrual tek një femër në moshë aktive riprodhuese, ka shkak jo vetëm shtatzëninë. Edhe disa çrregullime të tjera mund të jenë shkak i vonesës menstruale, midis tyre janë edhe ato hormonale.

Si fillim duhet bësh një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjendjen e vezoreve. Më pas duhet të kryhesh një seri analizash hormonale si FSH (folikulo stimulus hormon), LH (luteotrop hormon), hormonet e gjendrës tiroide (T3 dhe free T3), testosteronin në gjak dhe prolaktineminë. Mbi rezultatet e tyre, mjeku rekomandon terapinë e duhur.

Edhe një herë të rekomandoj, mos neglizho mbi këshillat e dhëna.

/komuniteti