Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konstipacioni

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 34 te shtatzenise se dyte. Doktori me ka rekomanduar te qendroj shtrire per shkak se nuk kam qene mire. Po kam shume problem me konstipacion, desha te ju pyes a mundem me perdore caj te gjelbert apo ndonje gje tjeter? Po mundohem me u kujdes me ushqim duke perdorur kivi, kumbulla por nuk po verej permiresim. Ju faleminderit.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Është shumë e rëndësishme, të kalosh gjëndjen e konstipacionit. Nëse përdorimi i kivit dhe i kumbullës, nuk ka ndihmuar për të rregulluar jashtëqitjen, mundet të përdorësh edhe mënyra të tjera të mundshme.

Duhet ditur se rregullimi konsumit ushqimor, është këshilla dhe mënyra më e mirë për të kaluar këtë gjëndje. Perimet e gjelbërta dhe lëngjet, duhet të jënë pjesë kryesore e ushqimit tënd.

Të rekomandoj të përdorësh suposta neutrale të glicerinës, që janë mjaft efikatëse dhe do të ndihmojnë në problemin tënd.

/komuniteti