Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhje gjaku pas marredhenieve

Pershendetje e nderuara gjinekologe, jam ne fund te muajit te 5-te te shtatzanise dhe pas marredhenieve nje nate me pare, sot ne mengjes verejta sekrecion me ngjyre kafe, dua te di a eshte rrezik per foshnjen dhe a duhet rralluar marredheniet? Ju jam shume mirenjohese, me shume respekt!

N K (5 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora,

Nuk mund të konsiderohet normale, gjakrrjedhja pas një raporti seksual e në veçanti tek një shtatzënë. Të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku që të i ke besuar ecurinë e shtatzëninë, për të bërë një ekzaminim gjinekologjik dhe vlerësuar gjëndjen e qafës së mitrës si dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar cervikometrinë e shtatzënisë. Deri sa të marrësh përgjigjet e këtyre ekzaminimeve, evito raportet seksuale si dhe lodhjen fizike.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti