Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzenia

Doktoreshe, ne rradhe te pare dua te te falenderoj per te gjitha keshillat qe na jepni. Une ne muajin tetor pata nje shtatzani "Vezet qorre" dmth nuk kisha embrion dhe ne javen e 10 e nderpreva shtatzanine me ane te kokrrave qe me dha doktori. Ai gjithashtu me tha te rrija 2 muaj pushim, une nderkohe bera analiza e TORCH e disa kontrolle per merak qe me dolen te gjitha mire. Ne dt 14 janar kisha mestruacionet e fundit dhe ne dt 19 shkurt bera testin shtepiak e me doli qe jam shtatzane. Por nuk kam dhimbje gjoksi sikur kisha heren e pare qe mbeta, kam dhimbje shume te lehte dhe thithkat me dhembin pak gje qe sme ka ndodhur ndonjehere. A duhet te shqetesohem? Eko nuk kam bere akoma se doja te isha te pakten ne javen e 7 qe te shikohej...A bej mire? Nderkohe qe une kam gati nje muaj qe pi Acidin Folic, bej mire? Ju falenderoj edhe nje here.

LediHysenj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Meqënëse testi i shtatzënisë ka dalë pozitiv, brënda datës 5 mars kryej ekzaminimin ekografik për të vlerësuar shtatzëninë.

Mos u shqetëso për shenjat sekondare të shtatzënisë, edhe nëse ato janë të ndryshme nga shtatzënia e parë. Jo detyrimisht, shenjat sekondare të shtatzënisë janë të njëjta.

Ke bërë shumë mire, që ke përdorur acid folik. Atë duhet të vazhdosh ta marrësh deri në javën e 16-të të shtatzënisë, çdo ditë nga një tabletë.

/komuniteti