Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abort

Pershendetje doktoreshe e nderuar. Te henen e kaluar pata abort spontan, pas qendrimit en spital 6 dite me gjakderdhje, dhe te henen mu dasht te pastrohem pak pasi kishte mbetje rezeduale. isha ne javen 7+1 dhe thane qe embrioni nuk eshte zhvillu s'rrihte zemra. Jam duke eprdore Doxyciline, kontrollen me thane ta beje pas 1 jave. Cfare me rekomandoni , a duhet te beje edhe analiza tjera shtese? Mitren e kam me nje septum te vogel lart, disa gjinekolog me kane thene qe mund te lindesh edhe me kete miter, ndersa te tjere me kane propozu edhe per intervenim , a paraqet problem ne te ardhem forma e mitres?

Liza Liza (5 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Liza

Nje nga shkaqet e abortit eshte edhe malformacioni uterin.

Ndaj te rekomandoj te besh histeroskopine kirurgjikale per te rregulluar firmen e mitres.

Mund te besh edhe analiza te tjera shtesë per te gjetur dhe trajtuar nje shkak tjeter te mundshme te abortit.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto ne kliniken ku punoj.

Gjithe te mirat.

/komuniteti