Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje të barkut

Doktoresh, jam ne javen e 33 te shtatzenise dhe po kam kruarje te barkut, sidomos ne pjesen e kerthizes. Deshta me te pyet, a eshte ndonje rrezik dhe qka me rekomandon? Kam pas edhe me heret kruarje mirepo tani jane me te medha dhe kam qarje ne bark te cilat kan ngjyre te kuqe te hapur. Ju faleminderit.

Vesa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Vesa.

Mendoj se për shkak të shtatzënisë, tek ty po formohen striat e lëkurës së barkut. Për të lehtësuar kruarjen dhe shenjat e dallueshme duhet të përdorësh kremra sipas këshillës së mjekut dermatolog.

Të jesh e qetë Vesa, se striat nuk janë problem për ecurinë e shtatzënisë.

/komuniteti