Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Ju pershendes shume, pune te palodhshme, e kam nje pyetje, kam lindur qe 1 vit por menstruacione prej qe kam lindur kam shume cdo 2 jave, me vijne nga 10 dite, a mundet te jete pak stresi sepse ende vuaj dhe e urrej veten qe kam lind ne fund te muajit te 8, para kohe, djali me duket se nuk shkon me moshataret e vet, burrin nuk e kam ketu, marredhenie nuk kam shpesh, pune te shtepise kam shume...

Ermira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira.

Një nga shkaqet e ç’rregullimeve menstruale që paraqet, është edhe stresi. Duhet të kryesh vizitë gjinekologjike të shoqëruar me ekografi. Këtë që të këshilloj, duhet ta bësh pa tjetër sepse duhet vlerësuar gjendja e organeve tuaja riprodhuese/traktit gjenital.

Edhe një herë të këshilloj të mos e neglizhosh porosinë time, pasi mund të kesh nevojë të domosdoshme për mjekim. Pasi mjeku të bindet se nuk ke probleme patologjike, atëherë duhet menduar edhe dominimi i stresit tënd të shkaktuar nga ajo situatë që përshkruan.

/komuniteti