Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nga se shkaktohen sekrecionet e bardha?

Pershendetje. Jam 25 vjece, me shqeteson fakti se kohet e fundit kam sekrecione te bardha me te shpeshta se heret e tjera, pergjithesisht ciklin nuk e kam pas te rregullt, madje heren e fundit ciklin e pata shume te crregullt. Sekrecinet nuk jane as me ngjyre dhe as me ere pervecse se ato po me vijne ne sasi me te medha ne krahasim me heret e tjera. Kohet e fundit po tentoj me ngel shtatzane, por nuk kam ngel akoma dhe kjo gje po zgjat qe prej 3 muajsh, madje kam vene re se kam fryrje te barkut dhe ndonjehere dhe dhimbje te lehta ne fund te barku ose me sakte ne pjesen e poshtme te barkut, doja te dija nese kane ndonje gje keto dhimbje dhe kjo sasi e sekrecioneve? Doja te shtoja se keto sekrecione jane te bardha te tejdukshme por ka raste nganjehere qe behen pak me te trasha por ngjyra nuk ndryshon ngelet perseri e bardhe. Ju flm per vemendjen tuaj. Klm.

Ela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela.

Prania e sekrecioneve vaginale është normale tek një grua. Por, ato ndryshojnë në faza të ndryshme të ciklit menstrual. Në fillim dhe në fund të ciklit, janë më të trasha dhe më opake. Në mes të tij, janë më të holla dhe më të tejdukshme. Kjo, është situata normale e përgjithshme e sekrecioneve vaginale.

Nëse sekrecionet vaginale shtohen në sasi dhe ndryshojnë ngjyrë dhe erë, mund të mendohet për infeksion vaginal.

Megjithatë, analiza e sekrecioneve tregon praninë e mundshme të infeksioneve që mund të jetë shkak i gjendjes që përshkruan dhe pengesë për shtatzëninë e kërkuar.

antoneta (7 vite më parë)
une jam 15 vjeqe dhe kam diqka ne vagine anashnje lleng pak te trash te pardh pasi e heku te nesermen eshte prap ashtu ju lutem mu pergjigjni
Anita Hyseni (13 vite më parë)
Pershendetje :) Jam 25 vjecare, kam shqetesime me sekrecionet e bardha pasi ju vjen nje ere si nje kiseline, a duhet te vizitoj gjinekologun apo keni ndonje keshille?
Alma (13 vite më parë)
Jam nje grua ne moshen 40 vjecare. Kam dy kalamaj, femija i vogel eshte 15 vjec. Kam shqetesim me sekrecionet e bardha pasi jane te trasha dhe gati ne ngjyre te verdhe. Kane ere te rende me dhimbje ne fund te barkur. Kur kryej marredhenie kam dhimbje ne fund te barkut. Here here kur kryej marredhenie kam dhimbje ne miter. Nga paptesti kam dale qe kam shume te bardha. Kerkoj nga ju nje keshille dhe ndonje ilac? Ju lutem.

/komuniteti