Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Periodat

Pershendetje Une jam 32 vjece . Kam nje problem ka 6 muaj qe periodat me vijne me pak se here te tjera ne sasi dhe marrim si ngjyre kafe diten e dyte e mrapa Une kam pas dy aborte nje para 1 viti e pak dhe nje para 9 muajsh Kjo gje me ndodh qe kur kam bere histeroskopin diagnostike Kam 6 muaj qe po tentoj per shtatezani por pa sukses Ka tre muaj qe marr trajtim me clomid dhe choriomon Ju lutem a ndikojne kto ne shtatezani dhe a mund te kete ndikuar histeroskopia tek sasia e periodave Faleminderit

Ina Mus (5 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Mjeku përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Ina

Histeroskopia eshte ekzaminim qe vleresoj gjendjen e kavitetit te mitres. Nuk ka asnje ndikim ne ciklin menstrual.

Ankesa qe shkruan, lidhet me ndryshimet hormonale ne organizmin tend dhe eshte e nevojshme te drejtohesh per te kryer vleresim te hormoneve.

Drejtimin do t'a jape mjeku gjinekolog.

Gjithe te mirat.

/komuniteti