Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Niveli i spermatozoideve për shtatzëni

Desha te pyes nese eshte problem i madh numri i vogel i spermatozoideve te mashkullit per mos ngeljen shtatzene, sepse qe 7 muaj po perpiqem te ngel shtatzene.

Hani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Që të ndodhë shtatzënia, duhet që spermatozoidi të ketë formë dhe strukturë (morfologjia) normale dhe lëvizshmëria (motiliteti) të realizojë arritjen dhe penetrimin në vezë.

Gjithashtu që të ndodhë shtatzënia, duhet të jenë një numër i mjaftueshëm spermatozoidesh në spermë. Koncentrimi spermatozoideve duhet të jetë më i madh se 20 milionë në një mililitër spermë. 10 milionë ose më pak spermatozoide për milimetër spermë, tregon për përqendrim të ulët të spermatozoideve (subfertilitet).

/komuniteti