Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet fetale

Pershendetje, jam në javen e 21-te të shtatzenise dhe eshte shtatzenia ime e pare, vizitat i kam të rregullta dhe mjeku cdo here me thote qe jam mire, mirepo si thonë disa nëna se bebat e tyre kane levizur shume në këtë periudhe, ndersa unë i ndjej shume pak levizjet edhe janë shumë të rralla. A duhet me u brengos sepse mjeku im me tha se kur fillon te shtoje me shume ne peshe levizjet njdjehen me shume?

Leonita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Është e drejtë ajo që të ka thënë mjeku, që ndjek shtatzëninë tënde. Me shtimin në peshë, levizjet fetale bëhen më të ndjeshme.

Megjithatë, lëvizjet fetale rreth javës që referon ndihen më pak dhe më të lehta. Tek gratë që nuk e kanë shtatzëninë e parë, lëvizjet janë më të forta. Kështu që nuk ka vend për brengosje.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti