Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ne lidhje me aknet

E nderuara doktoreshe! Jam 25 vjeqe, qe nga mosha 20 vjeqe me kan filluar te me dalin disa akne nje here nga pak mirepo qe nje vit me shume, tani jam ne javet e para te shtatzanise, kam perdorur kremra te ndryshem tek dermatologet mirepo vetem antibiotiket oral aty per aty me kane ndihmuar pas nderprejes edhe me keq, kam lexuar qe keto akne qe me jane shfaqur sidomos vitin qe shkoj mund te jene si shkak i ndonje infeksioni vaginal, a mund te me ndihmoni te me tregoni cilat teste gjinekologjike duhet te beje qe ka lidhje me akne. Faliminderit shume!

Arbnore (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnore.

Nuk mendoj se aknet kanë lidhje më infeksionet vaginale. Por ka shkaqe hormonale, që influencojnë në formimin e akneve.

Mund të bësh kulturë të pusit/qelbit që kanë aknet, për të gjetur shkaktarin dhe llojin e antibiotikut. Nëse antibiotikët e rekomanduar për përdorim, e kalojnë barierën placentare, nuk duhet t’i përdorësh. Gjatë shtatzënisë, mund të përdoren vetëm antibiotikët që nuk dëmtojnë shtatzëninë.

/komuniteti