Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni vaginal

Pershendetje doktoreshe, faleminderit per pergjegje shume. Jam prape Fata, une kam bere analizat papa test, me ka thene se kam pezmatim, kam perdore hapa Ciprofloacin dhe Meclon. Por prape po kam djegie ne vagine dhe dhimbje, si e komentoni ju gjendjen time? Faleminderit.

Fata (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar Fatime.

Pap testi është ekzaminim që vlerëson deformimet qelizore në qafën e mitrës.

Meqënëse ty të kanë konstatuar edhe ndonjë inflamacion të mundshëm, do të sygjeroja të bëje dhe një kulturë të sekrecioneve të bardha për të gjetur shkaktarin e infeksionit dhe medikamentin më të favorshëm për ta luftuar atë.

Pas trajtimit medikamentoz, komoditeti yt do të përmirësohet ndjeshëm.

/komuniteti