Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kiste në vezore, polipe në qafën e mitrës

E nderuar Znj. Keta, do doja te dija sa per informacion, cfare eshte nje ciste ne qafen e mitres, pasi kam ndegjuar shume raste te ketij lloji. Edhe sa i komplikuar eshte ai tek femra? Cfare rreziqesh hasen? dhe cilat jane shenjat qe nje femer mund te kuptoje qe mund te kete ciste ne qafen e mitres? Me respekt, Marsida, Elbasan.

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida.

Zakonisht në gjinekologji flitet për kiste funksionale të vezoreve, për masa inflamatore apo endometrioza. Diagnostikimi bëhet me ekzaminim ekografik.

Zakonisht në gjinekologji flitet për polipe të kanalit cervical (qafës së mitrës). Diagnostikimi i tyre bëhet gjatë vizitës gjinekologjike me spekulum. Polipi në qafën e mitrës jep dhëmbje në fund të barkut dhe sekrecione hemorragjike të pakta por, bezdija është shkaku që e drejtojnë gruan tek gjinekologu. Polipet mund të jenë me natyrë të mirë (beninje) por, mund të jenë edhe me natyrë të keqe (malinje). Rastet dallohen nga ekzaminimi anatomo patologjik, që i bëhet polipit pas heqjes së tij.

Alba (13 vite më parë)
A e mjekon macmiror complex 500 kete semundje?

/komuniteti