Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbje të lehta në fund të barkut në fillim të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e gjashte te shtatzenise por nuk kam bere ende kontrolle se mendova te mbushja 7 jave qe te dukej me mire, por here pas here ndjej therrje te lehta ne fund te barkut, here nga ana e majte, here nga e djathta...duhet te shqetesohem?

Ledi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Dhëmbjet në fund të barkut kur janë të lehta në fillim të shtatzënisë, nuk merren në konsideratë. Spazmolitikët e tipit të floroglucinol dhe spasfonit, përdoren në këtë periudhë.

Por kontrollin tek mjeku gjinekolog, duhet ta bësh në javën e 6-7 të shtatzënisë për të rikonfirmuar gjëndjen e fetusit.

Mos harro të përdorësh acidin folik deri në javën e 16-të të shtatzënisë.

Uroj që shtatzënia të ecë normalisht.

/komuniteti