Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Strabizmi

Une e kam lindur djalin 38 javesh dhe ai tash vuan nga strabizmi, kam lindur me operacion, a ka lidhje kjo qe kam lindur 38 javesh djalin?

Elida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elida.

Si shkaqe të strabizmit mund të renditen; - strabizëm i lindur, - probleme refraktive si hipermetropi, astigmatizëm, miopi, - “dembelizëm” i formuar për arsye të tjera si perde e syrit, infeksione të xhamit të syrit, tumore etj, - trauma gjatë lindjes së fëmijës si lindje premature apo e vështirë, - probleme neurologjike si paraliza të nervave kraniale.

Duke qënë se lindja parakohe, konsiderohet lindja që ndodh përpara javës së 37-të të shtatzënisë dhe meqënëse lindja është kryer me prerje cezariane, unë mendoj se strabizmi i shfaqur tek fëmija yt nuk ka lidhje me ato që thoni.

2-3% e fëmijeve paraqesin strabizëm, i cili mund të jetë i trashiguar, apo mund të shfaqet gjatë viteve të para të fëmijërisë. Pavarësisht moshës së shfaqjes së shtrëmbërimit të syrit/syve, e rëndësishme është që fëmija të ekzaminohet menjëherë pas shfaqjes së tij. Prandaj kontakto me mjekun oftalmolog, për të marrë zgjidhje të shpejtë dhe të specializuar.

/komuniteti