Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekzaminimet gjatë shtatzënisë

Pershendetje Doktoreshe,


Jam pothuajse ne muajin e 6 te shtatzenise. Deri me tani nuk kam pasur kontrolla te shpeshta tek mjeku (mesatarisht 1 kontroll ne muaj). A duhet te vizitohem me shpesh tek mjeku pas muajit te 6-te dhe çfare kontrolla zakonisht preferohen? Te faleminderoj shume paraprakisht.

Edona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona.

Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, shpeshtësia e kontrolleve zakonisht shkon çdo dy javë. Në kontrolle përfshihen; ndigjimi i rrahjes së zemrës fetale, matja e lartësisë të fundusit uterin, matja e tensionit arterial, analiza e urinës, hemograma dhe analiza e sekrecioneve.

Pas javës së 36-të të shtatzënisë e deri në fund të saj, kontrollet vijnë duke u shpeshtësuar dhe bëhet çdo javë, ku përsëriten të njëjtat analiza.

Uror të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

megi (9 vite më parë)
pershendetje. Dua te di,si duhet te veprosh kur nje femije meket.

/komuniteti