Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhjet e gjirit gjatë shtatzënisë

Pershendetje dr. e nderuar jam shtatzene java 28 kam emocione shume, hera e pare qe do te behem nene, qe tre dite e kam verejte se njeri gji i djathti po me rrjedh si uje apo qumesht nuk di me ngjyre krem pak, por vetem njeri gji pse tjetri jo? Spo e di a eshte koha kur fillon me u prodhu qumeshti per beben apo cfare? me trego te lutem.

Elma (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjatë shtatzënisë, edhe në këtë moshë të saj që ti ndodhesh Elma, njihen dhe evidentohen rrjedhjet e gjirit. Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, janë shkaku i kësaj situate. Prandaj nuk ka vend për shqetësim.

Përgatitjen e gjirit për ushqyrjen e fëmijës më qumësht gjiri, duhet ti fillosh pas javës së 37-të të shtatzënisë.

/komuniteti