Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konfirmimi i shtatzënisë

Doktoreshe pershendetje, Jam gati ne javen e 5 e 6dit te shtatzanise, bera dje nje kontroll dhe doktoresha me tha qe je shume mire embrion nuk ka akoma se eshte ende heret dhe kam nje kontroll ne javen e 8. A duhet te shqetesohem ne lidhje me mungesen e embrionit meqe dhe shtatzanin e pare e nderpreva per kete arsye, mungesen e embrionit. Doktoresha me dha krahas acidin folic qe e kam filluar qe pa ngelur shtatzane dhe progresteron. Jam shume e shqetesuar pasi sdua te me ndodhi per here te dyte. Ju faleminderit

Anisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anisa.

Në javën e 6-7 të shtatzënisë, embrioni është i dallueshëm. Gjithashtu, edhe rrahjet fetale janë shumë të qarta. Nëse je shtatzënë, embrioni ka qënë i pranishëm tek ty, nga moment i fertilizimit. E thënë ndryshe, nga momenti kur së paku një spermatozoid ka fekonduar një vezë, embrioni ka filluar proçesin e vet të rritjes.

Mjekimi i dhënë është i përshtatshëm, pasi një abort përveç shkaqeve të tjera, mund të ndodhë edhe nga mungesa e acidit folik apo edhe nga ulja e nivelit të progesteronit.

Unë uroj që shtatzënia të konfirmohet dhe të jetë normale në ecurinë e saj.

/komuniteti