Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet gjinekologjike

Pershendetje doktoresh, desha te pys dicka ne lidhje me kondillomat, kam pas nje djegje dhe krumje te vogel ne vagine kam qene te mjeku gjinekolog me ka thene qe ti bej analizat si papatestin etj i kam bere te gjitha dhe me kane dhene rezultate te mira, me tha se ki infeksion te vogel kam perdor ciproflaksin dhe meclon dhe me tha qe ne ane te buzeve vaginale gjenden 2 - 3 kondilloma te imeta duhet pas ciklit me ardh me i djeg, po isha ne kontrolle me tha jo tha mire je doktoresha a mundesh me me tregu sa jane te rrezikshme me i hjek dhe a pengojne ne mos mbetje shtatzene? faleminderit

Zana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kondilomat vijnë si rezultat i infeksionit nga human papiloma virus. Infeksioni shkakton shfaqen e disa lytheve, të cilat përhapen jo vetëm në organet e jashtme gjenitale dhe rreth anusit, por gjenden edhe në vaginë dhe në qafën e mitrës. Ky infeksion predispozon lindjen e ndryshimeve qelizore atipike në qafën e mitrës.

Përderisa analiza e Pap-testit të kryer ka rezultuar normal, tregon se nuk ke problem të rëndësishme në qafën e mitrës.

Lythet që ndodhen në organet e jashtme gjenitale, mund të digjen. Ato nuk janë të rrezikshme për t’u hequr dhe nuk ndikojnë në mbetjen shtatzënë.

Fshehura (13 vite më parë)
A mund te jua beje nje pyetje privatisht.. te lutem me dergo e-mailin tend ose ndonje adrese ku mund te te bej disa pyetje lidhur me infeksionet gjenitale... Faliminderit!

/komuniteti