Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione vaginale

Pershendetje e nderuara doktoresh. Desha ta bej nje pyetje lidhur me vaginen time e cila here pas here leshon ere te keqe mund te them, nuk e kuptoj ku eshte problemi, a mund te perdori ndonje ilac te blej ne barnatore? Cka do te me keshillonit ju se qfare mund te perdore ndersa kur jam me menstruacione nuk e kam ate ere, poashtu tek buzet e vagines behen disa si grimca a sdi si tju spegoj te bardha, pres pergjigjen tuaj, jam bere shume merak!

Tina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Tina, shenjat që tregon kanë të bëjnë me vaginozë bakteriale. Kjo vjen si rezultat i mbi rritjes të disa bakterieve, që nuk rriten në prani të oksigjenit (quhen bakterie gram negativ). Shkaqet e infeksionit janë të ndryshme, dhe çojnë në ndryshimin e pehashit të vaginës. Mendoj se infeksioni mund të jetë i kombinuar edhe me të ashtëquajturën kandidozë vaginale. Një analizë e sekrecioneve vaginale, përcakton shkakun e plotë.

Në të tilla raste rekomandohet përdorimi i ovulave të kombinuara të metronidazolit dhe mykonazolit. Mjeku i përshkruan ato në recetë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti