Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbi pesha e fetusit!

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 26 te shtatzanise, gjinekologu thote qe qdo gje eshte duke shkuar shume mire, beba eshte duke u rritur 1 jave me perpara se sa qe duhet, ndersa une perveq ne bark nuk kam shtuar skund tjeter peshe, ende nuk jam qelur dmth vetem 4 cm, dua ta dije nese vazhdon beba te rritet keshtu a mund ti kem dhimbjet e lindjes para javes 40, por frikesohem shume qe te beje lidnje normale pasi qe eshte shtatzania ime e pare.. .Cdo te mire.

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dona. Nuk e kuptoj çfarë do të thotë “ende nuk jam çelur dmth vetem 4 cm”! Shpresoj që kjo thënia jote të jetë e gabuar dhe po pranoj atë, që të ka thënë mjeku.

Hapja, është një nga shenjat e fillimit të proçesit të lindjes. Prandaj ajo fillon në momentin e fillimit të lindjes, që zakonisht fillon në javën e 40-të të shtatznisë. Por edhe lindjet që ndodhin pas javës së 37-të të shtatzënisë, quhen lindje normale dhe nuk ka arsye që të shqetësohesh kaq shpejt, kur edhe mjeku që i besuar shtatzëninë të ka thënë se çdo gjë është duke shkuar mirë.

Edhe ndodh që bebat gjatë shtatzënisë, të rriten më shumë në peshë se sa mesatarja e njohur apo reciprokisht e vlerësuar me peshën e nënës. Por edhe kjo situatë nuk është për t’u shqetësuar. Mjeku me ekzaminimet në muajt e fundit të shtatzënisë, do të vlerësoj edhe për mënyrën e lindjes. Dona, lindja normale ka dhëmbje të durueshme, dhe them që janë dhëmbjet më të bukura që përjeton një nënë. Ato janë pjesë e dashurisë për fëmijën që do të lindë. Nëse lindja natyrale nuk do jetë e mundur, qoftë edhe përshkak të madhësisë së bebes, lindja me operacion është shumë e sigurtë.

Uroj që shtatzënia të shkoj deri në fund, sa më mirë të jetë e mundur.

/komuniteti