Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aktet seksuale gjatë shtatzënisë

Pershendetje, jam ne javen 35 te shtatzanise dhe deshta tju pyes nese mund te kem marredhenie seksuale pasi qe jam e hapun 1 cm, pra a guxoj te kem marredhenie? Tung

Vjollca (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca.

Hapja 1 cm, në këtë periudhë të shtatzënisë, tregon se je përpara rrezikut për lindje parakohe. Meqënëse je në javën e 35-të të shtatzënisë, nuk rekomandohen marrëdhëniet seksuale.

Kontakto mjekun që ndjek shtatzëninë tënde, të vlerësoj situatën aktuale.

Uroj që të lindësh në term një fëmijë të bukur.

/komuniteti