Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat e aktivitetit të lindjes

E nderuar doktoreshe, desha te di nje pershkrim per dhimbjet e lindjes sepse kam frike nese do ta di kur do te me vije koha per lindje, dhe a mund te pres ne cdo kohe lindjen pasi qe jam ne javen 35, dhe a eshte me rrezik te lind ne kete kohe a mund te thuhet si lindje e parakohshme?

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Përse ky shqetësim i madh. Mesa po kuptoj tek ty çdo gjë është duke ecur normalisht. Kjo do të thotë se mundësia më e madhe është të lindësh në javën e 40.

Nora, ti do ta kuptosh, kur do jetë koha për lindje. Aktiviteti i lindjes shoqërohet me tre shenja kryesore. Shenja e parë; është shkëputja e tapës mukoide. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjerë të lindjes. Shenja e dytë; është plasja e ujrave. Rrjedhja e tyre mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Edhe pse mund të mos kesh dhëmbje, duhet të shtrohesh në shtëpinë e lindjes. Shenja e tretë; janë kontraksionet (dhëmbjet e lindjes) që paraqiten çdo 20-30 minuta. Janë dhëmbje fillimisht të lehta dhe më vonë bëhen të shpeshta dhe ritmike. Kohëzgjatja është nga disa sekonda deri në 50 sekonda. Normale konsiderohet, periudha deri 20 orë tek gratë që kanë lindjen e parë dhe deri 14 orë për gratë që kanë kryer një ose më shumë lindje.

Nora, duhet të kesh parasysh që gjatë periudhës së kontraksioneve të kryhesh ecje dhe lëvizje të lehta në periudhën midis dy lindjeve. Mund të qëndrosh ulur ose shtrirë, të urinosh sa më shpesh të jetë e mundur. Midis dy kontraksioneve të kesh një frymëmarrje sa më të thellë, ndërsa gjatë kontraksionit frymëmarrja të jetë sa më e lehtë.

Shenjat që tregojnë përparimin e proçesit të lindjes, fillojnë të shfaqen në javën e 40-të të shtatzënisë. Pranohet si lindje në kohë, edhe lindja pas javës së 37-të të shtatzënisë.

Uroj të lindësh një fëmijë të bukur.

Linda (13 vite më parë)
Miredita e nderuar, deshta tju pyes nese uji i bebes bie te poshte bjen me sasi te madhe apo te vogel se dje pata pak dhimbje ne fund te barkut, hyna per te bere dush te nxehte, sa futa kembet ne uje te nxehte, kam derdh uje, tash spo di a ishte urine se ishte me shume ngjyre e qelte po behem merak se beba po luan normal, barkun e kam normal, ska ra poshte as kurgje apo ndoshta e kam prej merakut spo di...?!

/komuniteti