Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha e aftësisë riprodhuese

Përshendetje e nderuar doktoreshë. Kam një brengë që kohëve të fundit më shqetëson mjaft. Jam 38 vjeqare, beqare, nuk kam pasur marrëdhenie intime asnjëherë, por kohëve të fundit po brengosem se nuk do e kem fatin të bëhem nënë për shkak të moshës, ju kisha lutur që mundësisht të më tregoni se deri kur një femër mund të jetë gjendje të lindë, deri në cilën moshë?. Sa për njoftim nuk vuaj nga ndonje semundje ose çrregullim, ciklin menstrual e kam në rregull. Paraprakisht ju falenderoj.

Dora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Dora, mosha aktive riprodhuese tek një femër, konsiderohet periudha nga ardhja e menstruacionit të parë e deri në ikjen e tyre përfundimtare, në menopauz. Kjo periudhë mesatarisht është deri rreth moshës 50-51 vjeç, por me specifikime personale që do të thotë se dikujt kjo kohë mund t’i përfundoj më herët ose më vonë se kaq.

Për më tepër informacion lexo artikullin “rreth moshës së shtatzënisë”, në rubrikën Perinatologjia, si dhe artikujt e tjerë që afron ky portal informativ.

/komuniteti