Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konfirmimi i shtatzënisë

Pershendetje per ju doktoreshe, desha te di se cilat jane shenjat e shtatzenise se une qe 10 dite po kam dhembje te gjoksit, dhembje ne fund te barkut sikur te vijne periodat, po urinoj shpesh, edhe po kam dhembje permjeti po ashtu harova te cek se edhe po e kam te ftohte shume, flm e pres pergjigjen nga ju.

Leta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Shenjat që referon, janë shenja të cilat tregojnë për një shtatzëni të mundshme. Por shtatzënia duhet të konfirmohet paraprakisht me testin e shtatzënisë, që bëhet me urinën e mëngjesit.

Vlerësimin përfundimtar të shtatzënisë duhet ta marrësh tek mjeku obstetër gjinekolog, i cili e vërteton shtatzëninë edhe me ekzaminme të tjera midis të cilëve është ekografia dhe matja në serumin e gjakut të hormonit Beta HCG.

Uroj që edhe ti të gëzohesh më fillimin e një shtatzënie.

/komuniteti