Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konfirmimi i shtatzënisë

Doktoreshe, desha te pyes jam ne javen e tete te shtatezanise, me pare se kjo shtatzani kisha nje blihted ovum, doktoresha ne javen e gjashte me dha progresteron tablete, tani pasi qe gjithçka eshte ne rregull dhe qe kisha shume mundime me tha te ndaloj me progresteron pa bere ndonje analize, a eshte kjo ne rregull sepse qe kur kam ndaluar kam me pak mundime? Faliminderit.

Arbenita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Arbenita.

Nëse është e vërtetuar ekografikisht prania e embrionit dhe rrahjet e zemrës fetale, urime; ti je shtatzënë. Prandaj, nuk ke asnjë arsye për t’u shqetësuar.

Duke të rekomanduar progesteron, mjekja ka vepruar shumë mirë. Tashmë ti ke për detyrë që të kujdesesh për mire rritjen e fetusit deri në lindje e mw tej. Brengosjet e konfirmimit të shtatzënisë, tashmë nuk kanë asnjë kuptim.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti