Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ç’rregullime menstruale

Pershendetje doktoreshë. Une i kam perfunduar menstruacionet para dy jave dhe tash perseri kam disa sekrecione me ngjyre te mbyllet, copa ngjyrë kafe e ndonjëhere të zeza. Kjo ka filluar te me ndodh qe 4 muaj. Domethene keto lajmerohen pas dy jave qe une i perfundoj menstruacionet. Jam shume e brengosur, ju pershendes shume.

Rita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rita.

Rasti yt tregon se mund të kesh ç’rregullim menstrual. Të rekomandoj të kontaktosh me gjinekologun, për të realizuar një vizitë gjinekologjike dhe një ekzaminim ekografik, për të parë gjëndjen e mitrës dhe vezoreve. Nëse këto ekzaminime janë normale, atëherë duhet kryer edhe disa ekzaminime hormonale të cilat do t’i rekomandoj gjinekologu.

Sa më shpejt ta realizosh këtë vizitë, aq më mirë është për shëndetin tënd riprodhues.

/komuniteti