Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi

Pershendetje doktoreshe, jam 26 vjecare, e martuar prej 2 vjet e gjysme. Dua te mbetem shtatezene. Çfare duhet te kemi parasysh une vete dhe bashkeshortiim im? Eshte hera e pare qe ne provojme per shtatezani. Faleminderit ilda.

Ilda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilda.

Është mjaft bukur kur një çift vendos për të filluar një shtatzëni. Uroj që kjo të ndodhë sa më shpejt. Por,… ja që gjithmonë ka një “por”. E thënë thjeshtë, “por” do të thotë siguri për ecuri normale dhe të shëndetshme të shtaztënisë. Prandaj, këshillimi me mjekun gjinekolog përpara konceptimit është i domosdoshëm.

Klinika mjeksore, përdorin praktika dhe rekomandime të ndryshme që i jepen çiftit përpara se të konceptohet shtatzënia. E rëndësishme është që shëndeti i nënës dhe babait dhe në veçanti shëndeti riprodhues i tyre, të jenë në kushte sa më optimale para, gjatë dhe pas përfundimit të shtatzënisë.

Në praktikën time unë rekomandoj, kryerjen e këtyre testeve diagnostike: vizitë e përgjithshme mjeksore, vizitë gjinekologjike, Pap-test, strisho vaginale, harta gjenetike, sipas rastit disa dozime hormonale, grupi gjakut dhe faktori Rh, disa ekzaminime të gjakut ku përfshihet gjaku komplet dhe elektroforeza e hemoglobinës, vizitë dhe kontroll tek stomatologu, spermogramë tek mjeku androlog.

Ilda, Ju uroj fillimin e mbarë të shtatzënisë që dëshironi.

/komuniteti