Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Metodat e Planifikimi Familjar

Kam nje pyetje, kam lindur foshnjen time te pare para tre muajve dhe tani me jane shfaqur menstruacionet e rregullta, desha t`ju pyes se si te mbrohem tash e tutje per te mos ngelur shtatzene, a eshte rrezik te perdore tableta apo diçka tjeter dhe nese me rekomandoni te perdori me thuani emrin e tyre ju lutem...ju falemnderit per gadishmerine dhe kjartesine tuaj ne pergjigje.

Erna Pr (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Shumë, shumë mirë që keni menduar të mbroheni nga një shtatzëni e padëshiruar. Kjo është mënyra më e mirë për të bërë një jetë pa shqetësime e të mbushur me dashuri.

Ti mund të përzgjedhësh një prej disa nga metodat e planifikimit familjar ose si i thonë ndryshe metodën e kontracepsionit. Unë të rekomandoj që këtë informacion ta marrësh nga mjekët gjinekolog ose nga qëndrat e konsultimit të planifikimit familjar. Ato do t’ju tregojnë avantazhet dhe disavantazhet e sejcilës nga metodat.

Unë preferoj dhe rekomandoj si metodën më të sukseshme, favorshme dhe praktike spiralen (DIU). Gjithësesi, pasi të njihesh me të gjitha metodat e kontracepsionit, zgjedhja është e jote.

Brisi (12 vite më parë)
Pershendetje dr. Mimoza. Une jam pikerisht ne momentin qe duhet te mbrohem nga shtatzania e padeshirueshme dhe shume me kane rekomanduar spiralen diu po desha te di nga ju a eshte e demshme per shendetin e cfare pasojash negative mund te sjell? Dhe ne rast se e ve cili lloj eshte me i mire? Ju flm shume.

/komuniteti