Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrezik aborti

Pershendetje doktoreshe, kam pasur dy aborte me pare blght ovum. Tani jam prape shtatezene ne javen e 11-te gjinekologu im po me thote qe femija eshte mire dhe shtatzenia po me shkon mire, por qe dy jave po kam pak gjakderdhje kam shkuar menjehere te gjinekologu dhe me tha eshte normale ne disa raste pasi qe rreth femijes nuk po shihet gjak. Jam duke pire utragestan, gravit dhe çdo tre dite injeksion progresterone aspirin, kam qene duke pire po gjinekologu ma ka ndaluar tani. Bera analizat para nje jave dhe me doli bakteria Stephalococos jam duke perdorur antibiotik cefalleksin. Po kam shume dhembje te shpines. Do te kisha shume deshire te kem nje mendim nga ju. Faleminderit...

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë. Gjakrrjedhja, dhëmbjet e shpinës e fundi i barkut, sidomos në tremujorin e parë janë shenja që tregojnë për një rrezik aborti. Meqënëse ke bërë dy aborte spontane, do të ishte mirë që në këtë periudhë kohe, derisa të ndërpritet gjakërrjedhja të bësh rregjim shtrati dhe krahas progesteronit, të përdorësh edhe spazmolitikë të cilat do të ndihmojnë të mos kesh dhëmbje.

Në praktikën e klinikës ku unë punoj, antibiotikët në tremujorin e parë të shtatzënisë përdoren me shumë rezervë. Mundësisht, përdoren antibiotikë që nuk e kalojnë barierën placentare. Për të marrë informacione konkrete, lexo udhëzuesin e paketimit të antibiotikut.

Uroj që shtatzënia të vazhdojë normalisht, deri në lindje.

/komuniteti