Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ç’rregullime menstruale

Miredita doktoreshe. Kam lind qe 5 muaj me operacion. Menstruacionet me kane ardhur me rregull por prej qe kam lind me vijne shume, ne fillim kuptohet qe vijne por une kam lind qe 5 muaj dhe a eshte ne rregull kjo te lutem me trego? Faliminderit per kohen qe ndani per ne.

Blina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blina.

E kam shprehur disa herë, që nëse një grua vëren ndryshime në funksionin e aparatit të saj gjenital, menjëherë duhet të drejtohet tek mjeku gjinekolog për të kryer ekzaminime të nevojshme.

Nëse ti zonjë, vëren se menstruacionet të vijnë më shumë se sa para shtatzënisë, pavarësisht nga shkaku që ti mendon se ka ndodhur ky ndryshim, drejtohu tek mjeku gjinekolog dhe veç të tjerash, kërko një ekzaminim ekografik. Nëse ndryshimet e gjakërrjedhjes kanë shkaktar, mjeku do të japë trajtimin e duhur.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti