Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam ngel shtatzene gjate perdorimit te tabletave Cyproproginone

Pershendetje, Shqetesimi im eshte se qe dy muaj jam ne terapi me tablete cyproproginone dhe kam ngel shtatzene, arsyeja e perdorimit te tabletave eshte shfaqja e cistes ne vezoren e djathte me madhesi 4 mm prandaj mjeku mi ka dhene per perdorim ne menyre qe te ndihmoj shperthimin e cistes, tabletat i kam perdor 21 dite sipas numrit dhe i kam ndepre deri ne perfundimin e ciklit pastaj pas nje jave qe kam perfundu ciklin kam perdor edhe nje kuti ku kam qene shume e kujdeshme me perdorimin e tyre qe do te thote nuk e kam haruar asnje, mirepo une kam ngele shtatzene ne periudhen e perdorimit te tabletave me 23 janar kam pas ciklin e fundit kam bere testin dhe me ka dal pozitiv, a mund te jete kjo diçka e rrezikshme per frytin perderisa kam qene ne terapi, kutin e dyte e kam perfunduar me 20 shkurt. Nuk kam shkuar ende ne kontroll te gjinekologu. Çdo te mire.

Sara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Tabletat që kë përdorur, përveç efektit që kanë për të ndihmuar në eliminimin e kistit, përdoren gjithashtu edhe si kontracepsion. Nëse nuk të kanë ardhur menstruacionet në ditën që i ke pritur, dhe testi i shtatzënisë ka rezultuar pozitiv, mendoj që të drejtohesh tek mjeku gjinekolog për të bërë ekzaminim ekografik dhe ekzaminim të beta HCG, të cilat do të konfirmojnën nëse je apo jo shtatzënë. Nëse je shtatzënë, përdorimi i tabletave që ke përdorur nuk kanë influencë negative, pavarësisht se si shkon ecuria e shtatzënisë.

Duhet patur parasysh se në konfirmimin e shtatzënisë, nuk i mjaftueshëm testi i shtatzënisë.

/komuniteti