Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Falenderim nga zemra për ju znj. KETA

Miredita zonja Keta, nuk e di a keni femije por nuk e di çfare urimi me te thene, veç zoti te shperblefte kete te mire ne femiun tend, kontributin qe po e jep per ne grate qe kerkojme ndihmen tende, une jam nga Kosova dhe nuk kam mundesi te vi ne Tirane se kisha pas deshire me ardh ne ordinancen tende dhe te flas goja gojes me ty per veten time ahh sikur te ishe ne Kosove, te falenderoj shuuume nga zemra!

Fabiola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fabiola.

Të falenderoj për fjalët e mira që më shkruan mbi ndihmën që u jap grave, nënave dhe motrave.

Përpiqem me dëshirë dhe durim të jap më të mirën, megjithëse duhet kuptuar se është deri diku e pamundur të konsultosh problemet mjeksore në distance, pa i vizituar dhe ekzaminuar pacientet. Ndonjëherë të vërtetën shëndetsore, mundohem ta kalon duke dhënë kurajo e ndonjëherë nuk më vjen mirë kur kërkohet e pamundura nga mjeksia.

Por më keq akoma më vjen kur vërej se gratë nuk paraqiten periodikisht tek mjeku, e shpesh e lënë vehten në ditë të keqe. Në shumicën e komunikimeve vërehet se sa pak edukatë shëndetsore ka në komunitetin femëror Shqiptar. E kjo situatë duhet ndryshuar. Kjo është dhe detyra kryesore që i ka vënë vetes ky portal informativ, kujdesi mbi shëndetin riprodhues. Sepse kjo është e ardhmja jonë, dhe e fëmijëve tanë.

Edhe një herë të faleminderit Fabiola, dhe të më falin shkrueset nëse ndonjëherë i vonoj përgjigjet apo nuk i kënaq me përgjigjet e mija.

Me respekt, Moza Keta.

/komuniteti