Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundesia e te qenit shtatzene

Pershendetje, Jam 30 vjecare, 1 jave pas ciklit menstrual kam pas marredhenie me bashkeshortin dhe sipas tij ai nuk eshte derdhur mbrenda. Menstruacionet i kam cdo 21 dite ndersa tani mbas 31 dite ende nuk me kane ardhe. Bera testin mirepo rezultoi negativ. Deshta te pyes se a ka mundesi te jem shtatzene apo jo? Me respekt!

Lumturia (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lumturi.

Kontakti seksual me tërheqje (koitus interrupus), që kuptohet marrëdhënie seksuale me tërheqje përpara ejakulacionit, është një metodë kontracepsioni. Por, siguria e saj është rreth 60%. Kjo do të thotë se ekziston mundësia e mbetjes shtatzënë.

Duhet patur parasysh se në konfirmimin e shtatzënisë, nuk i mjaftueshëm testi i shtatzënisë. Konfirmim të saktë, merret nga ekzaminimi me sondë vaginale.

/komuniteti